Lajme
Kurti i përgjigjet Vuçiqit për reciprocitetin: S’ka kurrfarë mundësie për destabilizim
Demokracia
12:40 | 31 Korrik 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku foli për reciprocitetin në dokumente dhe targat RKS.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka kurrfarë mundësi për destabilizim si pasojë e vendimit të Kosovës për reciprocitet me Serbinë lidhur me dokumentet, që nis së zbatuari të hënën nga pala kosovare.

Kurti ka thënë se nuk po bëhet asgjë jolegjitime që të flitet për dhunë apo tensione.

“Unë jam kryeministër i shpresës. E di që në fqinjin tonë verior, në skenën politike atje ka shumë politikanë e zyrtarë që janë udhëheqës të frikës e frikësimit. Paqja, demokracia e sundimi i ligjit nuk kanë alternativë andaj edhe uroj besoj dhe punoj që nesër gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë. Ne do t’ua shtojmë një fletëdeklarim sepse ka 11 vjet që Serbia vepron njëjësoj me çdo qytetar të Kosovës kur e kalon kufirin dhe shkon në Serbi. Nuk ka kurrfarë vendi për tension, s’ka kurrfarë mundësie për destabilizim. Sepse po bëhet diçka legjitime, legale. Ata që flasin për dhunë, për bllokime, për destabilizim e për tensione flasin për vete jo për neve”, ka thënë Kurti.

LEXO EDHE: 

Përfundon mbledhja e Kurtit me anëtarët e Këshillit të Sigurisë, ky është vendimi që morën për targat dhe dokumentet e identifikimit

LEXO EDHE: 

Vuçiqi e kërcënon Kosovën: Ruajeni paqen

 

Të ngjashme