Lajme
FSK realizon ushtrime në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë
Demokracia
17:59 | 10 Maj 2024

Share:

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon zgjerimin e bashkëpunimit me shtete mike për fuqizimin e kapaciteteve ushtarake.

Kësaj radhe Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnim në poligonin ushtarak në Bizë të Republikës së Shqipërisë

Ky trajnim u realizua në bashkëpunim me instruktorët e kompanisë BMC Vuran Alkar dhe në koordinim, bashkëpunim dhe mbështetje nga Komanda e Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kjo stërvitje ishte kombinuar duke vepruar me zjarrin direkt dhe indirekt, ndërveprim me armët e artilerisë dhe automjeteve luftarake Vuran.

“Qëllimi i kësaj stërvitje është ngritja e kapaciteteve luftarake të FSK-së, ndërveprueshmëria në mes ushtrive, shkëmbimi i përvojave me qëllimin ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale”, ka njoftuar mes tjerash ministri Ejup Maqedonci.

Të ngjashme