Lajme
Vuçiqi e kërcënon Kosovën: Ruajeni paqen
Demokracia
12:28 | 31 Korrik 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar se Serbia “nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë sa është sot”, ndërsa ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në çështjen e dokumenteve të udhëtimit, i cili do të fillojë të zbatohet nga nesër.

Vuçiq në rolin e tij të njohur, iu drejtua shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, duke iu kërkuar që “ta ruajnë paqen”.

“Nëse nuk duan ta ruajnë paqen, po ju them – Serbia do të fitojë”, tha ai.

“Situata për njerëzit tanë në Kosovë është shumë e ndërlikuar dhe komplekse… Mendoni se kemi qenë ndonjëherë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë se sa është sot”, tha Vuçiq në fjalimin e tij para publikut, raporton N1, përcjell Gazeta Express.

Vuçiqi e akuzoi Qeverinë e Kosovës se “po përpiqet të përfitojë nga disponimi në botë”. Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po dëshiron ta paraqesë veten si presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ata morën vendim që t’i imponojnë gjërat që nuk kanë të drejtë t’i imponojnë, në radhë të parë popullit në veri të Kosovës. Paraprakisht kanë dërguar njësitet e tyre me 21 tonë karburant dhe gjithçka tjetër në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak, me dëshirën që t’i ndalojnë të gjithë ata që kanë letërnjoftime serbe. E gjithë kjo duhet të fillojë sonte në mesnatë, ndërsa në të njëjtën kohë t’i bindin serbët që të heqin dorë nga tabelat KM”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq foli edhe për targat ndërsa u fokusua ta kritikojë kryeministrin Albin Kurti për “incidente kundër Serbëve”.

LEXO EDHE: 

Përfundon mbledhja e Kurtit me anëtarët e Këshillit të Sigurisë, ky është vendimi që morën për targat dhe dokumentet e identifikimit

Të ngjashme