Lajme
Kurti i kërkoi Perëndimit të sanksionojë Serbinë, reagon Petkoviq
Demokracia
13:09 | 10 Shtator 2023

Share:

Në prag të takimit të Nivelit të Lartë në Bruksel, kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se “kursi dhe rezultatet e dialogut varen në rend të parë nga formimi i Asociacionit të Komunave (të banuara me shumicë) Serbe”.

Petkoviq shprehet se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “provon në çdo mënyrë të shmangë madje edhe ta përmend këtë obligim” dhe se “Beogradi do të ngul këmbë në formimin e Asociacionit”.

“Serbia është e njohur në mesin e komunitetit ndërkombëtar si partner kredibil”, ka thënë Petkoviq, duke shtuar edhe se kërkesat e Kurtit ndaj komunitetit ndërkombëtarë që të vendosen sanksione ndaj Serbisë do të kenë fatin e proverbit: “Kushdo që i bën gropën tjetrit, bie vetë në të”.

“Kjo është e qartë edhe për të gjithë bashkëbiseduesit ndërkombëtar, përfshirë edhe ata që kanë qenë sponzorët më të mëdhenj të Prishtinës në të kaluarën”, ka shtuar Petar Petkoviq.

Të ngjashme