Lajme
Kurti i fiksuar, dëshiron ta vendos nënshkrimin për Zajednicën me ministrin e Millosheviqit, Aleksandar Vuçiqin
Demokracia
15:05 | 03 Nëntor 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka raportuar para deputetëve të Kosovës për takimin e fundit në Bruksel, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti që nuk i garantoi qytetarët se statuti i Zajednicës nuk e shkel Kushtetutën, tregoi se me çdo kusht po dëshiron ta nënshkruajë Zajednicën për të cilën i humbi dhjetë vjet duke e kundërshtuar.

Ai para deputetëve e shfaqi një fiksim të çuditshëm, që të nënshkruajë në një faqe me ish-ministrin e Sllobodan MIllosheviqit, Aleksandar Vuçiqin.

Kurti tha se edhe në takimin e 21 tetorit në Bruksel ishte i gatshëm të nënshkruante, por ishte kryeministri serb ai që refuzoi nënshkrimin, përcjell Demokracia.com.

Ai në fund iu drejtua opozitës, duke i pyetur si ia bënë që Serbia të nënshkruante marrëveshje.

“Unë jam i gatshëm me nënshkru, por Beogradi nuk po don me nënshkru me mu. Ka nënshkru me LDK-në e PDK-në. Aman, më tregoni qysh ja keni ba që ka nënshkru me juve, edhe më 2013, edhe më 2015. Tash ai po ik e po shpallë zgjedhje. Qysh ja keni ba që nënshkrujke me ju se jom i interesum edhe i gatshëm edhe unë për nënshkrim”, u shpreh Kurti. /Demokracia.com/

 

Republika e rrezikuar | Kurti e pranon publikisht se Zajednica që ka pranuar është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës së Kosovës

Të ngjashme