Lajme
Kapen 320 kg kokainë, kishin destinacion Shqipërinë, ishte fshehur në karkaleca
Demokracia
10:22 | 23 Maj 2024

Share:

Policia greke është duke zhvilluar një operacion policor pas kapjes së 320 kg kokainë në orët e para të mëngjesit në Portin e Pireut. Sasia e madhe e drogës është zbuluar në dy konteinerë me karkaleca që vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë.

Burimet e deritanishme bëjnë me dije se në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, person i shpallur në kërkim prej vitit 2017.

Ky person ka qenë më parë i përfshirë në një rast të kapjes së drogës “Capatagon” e njohur edhe si “Droga e Xhihadistëve”.

Të ngjashme