Lajme
Kurti e quajti Blinkenin “naiv”, ambasadori amerikan: Ndjenjat ishin të nxehta, s’besoj që jemi naivë
Demokracia
21:48 | 29 Qershor 2023

Share:

Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier, është intervistuar nga gazetari Adriatik Kelmendi. Në intervistën për emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Hovenier ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe marrëdhënien e trazuar të Qeverisë Kurtit me aleatët perëndimor, përfshirë ShBA-në.

Hovenier u pyet edhe për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për sekretarin amerikan, Antony Blinken, deklaratën e të cilit Kurti e kishte cilësuar si naive.

Në komentin e tij për deklaratën e Kurtit, Hovenier vlerësoi se në kohën kur u bë kjo deklaratë pasionet ishin të nxehta.

“Komenti im është se në atë kohë pasionet/ndjenjat ishin të nxehta dhe mendoj se kjo duhet të kuptuar. Nuk besoj që aparati i politikës së jashtme amerikane, unë apo të tjerët, jemi të keqinformuar apo naivë. Mendoj se kemi të kuptuar të mirë të motiveve dhe veprimtarisë dhe veprimeve të aktorëve këtu. Qëllimin, megjithatë, e kemi të qartë. Që Kosova të jetë duke ecur para në trajektoren e saj euroatlantike.”, theksoi ai.

Të ngjashme