Lajme
“Kurrë s’e lëmë Kosovën të anëtarësohet në OSBE”: Daçiq sërish s’e bën hesap Marrëveshjes Bazë, e as të Brukselit
Demokracia
15:27 | 28 Nëntor 2023

Share:

Anëtarësim i Kosovës në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) “është absolutisht” i pamundshëm, ka thënë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke shtuar se anëtarësimi në OSBE bëhet me vendim unanim të vendeve antëare dhe se “Serbia nuk e lejon”; ndonëse jo vetëm në Marrëveshjen Bazike në Nenin 4 stipulohet që Serbia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, por edhe vetë Marrëveshjae e Brukselit e vitit 2013 përcakton që Serbia nuk do të pengojë anëtarësimet e Kosovës në organizata evropiane.

Në një intervistë me Kosovo-Online, Daçiq pyetur rreth anëtarësimti të mundshëm të Kosovës në OSBE e merr për fakt të kryer se “kjo është e pamundshme”.

Ka pasur deklarime verbale për këtë, në veçanti nga Shqipëria. Gjëja e mirë rreth OSBE-së është që Kosova nuk mund të bëhet anëtare e asaj organizate, sepse kjo bëhet veç me konsensus, dhe Serbia s’do të pajtohet kurrë me këtë. Mënyra e vendimmarrjes ësahtë që vendime të këtilla bëhet në mënyrë unanime. Kjo do të thotë edhe që Serbia duhet të pajtohet me këtë, dhe Serbia kurrë nuk pajtohet me këtë. Kjo është absolutisht e pamundshme”, ka thënë Daçiq.

Të ngjashme