Arte
‘Kronikë në gur’ nga Ismail Kadare përkthehet në gjuhën turke
Demokracia
08:42 | 03 Qershor 2021

Share:

Romani “Kronikë në gur”, nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare është përkthyer në gjuhën turke.

Romanin e ka përkthyer pedagogia e Universitetit të Edirnesë, Ece Dillioğlu, e cila gjithashtu më herët ka përkthyer edhe librin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Në një postim në rrjetet sociale Dillioğlu thotë se pikërisht “Kronikë në gur”, e kishte lidhur atë me leterësinë e Kadaresë.

“Libri i dytë i Ismail Kadarese që kam perkthyer. Ky libër është shumë i veçantë për mua sepse është libri i parë që më ka lidhur me letërsinë e Kadaresë. Jam shumë e lumtur që romanin “Kronika në gur” e kam përkthyer në turqisht”, thotë Dillioglu.

Rikujtojmë se para pak ditësh Ismail Kadare morri titullin “Nderi i Bashkisë së Fierit” /Demokracia.com/

Të ngjashme