Lajme
Kreu i KQZ-së në shërbim të Osmanit dhe Kurtit | KQZ vetë e cakton datën dhe vetë do t’i organizojë zgjedhjet për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore
Demokracia
20:00 | 08 Mars 2024

Share:

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, që ishte emëruar pas shkarkimit kundërkushtetues të Valdete Dakës, është vënë në shërbim të plotë të shefave të tij, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Si kurrë më parë në historinë e institucioneve të Republikës së Kosovës, KQZ-ja ka marrë vendim që vetë të shpallë datën e zgjedhjeve dhe vetë do t’i organizojë ato, shkruan Demokracia.com.

Edhe pse caktimi i datës së votimit është obligim kushtetues i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka lejuar institucionin që drejton të shpallë datën e votimit.

Madje, në mbledhjen e mbajtur të premten, Radoniqi nuk ka kundërshtuar propozimin që erdhi nga kryeshefi i SKQZ-së që data 21 prill 2024 të caktohet datë për votim për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore, por me shpejtësi të madhe e ka proceduar për votim.

Lexo më shumë:

Konfirmohet raportimi i Demokracia.com, KQZ vendos më 21 prill të votohet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore

Vetëm dy anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi dhe Arianit Elshani, kanë abstenuar dhe kanë dalë hapur kundër këtij propozimi, duke theksuar se vetëm presidentja Osmani ka të drejtë kushtetuese të catojë datën e votimit, por jo edhe KQZ.

Ndryshe nga opozita, PDK, përfaqësuesit e dy partive të tjera opozitare, LDK dhe AAK, kanë votuar pro caktimit të datës. Njëjtë votuan edhe dy anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi.

Edhe tre anëtarët nga radhët e minoriteteve, turke, rome dhe boshnjake, që ishin të pranishëm në mbledhje, votuan ngjashëm si shumica e anëtarëve. /Demokracia.com/

Lexo më shumë për këtë temë:

Çka po fsheh Presidentja? | Osmani refuzon të shpallë datën dhe të mos tregojë a është sipas Kushtetutës rruga e hapur për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të veriut?

Ambasadat të shqetësuara me Osmanin dhe Kurtin që po e detyrojnë KQZ-në ta mbajë fshehur rezultatin e verifikimit të peticionit në veri

 

Refuzon t’i shpallë zgjedhjet për largimin e kryetarëve të veriut | Osmani rrezikon të përfundojë në Kushtetuese për mosveprim në garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve

Të ngjashme