Lajme
Konfirmohet raportimi i Demokracia.com, KQZ vendos më 21 prill të votohet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore
Demokracia
14:16 | 08 Mars 2024

Share:

Ashtu siç kishte raportuar Demokracia.com, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka vendosur që më 21 prill të mbahet votimi për largimin e katër kryetarëve të komunave Veriore, përkatësisht Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – të banuara me shumicë serbe.

LEXO MË SHUMË: 

EKSKLUZIVE | Votimi për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të veriut mbahet më 21 ose 28 prill

Në mbledhjen e sotshme është publikuar raporti i nënshkrimeve të peticioneve në komunat veriore për shkarkimin e kryetarëve, shkruan Demokracia.com

Sot gjatë ditës, Demokracia.com raportoi për nënshkrimet e grumbulluara në peticionet për shkarkimin e kryetarëve të komunave.

Në Zveçan dhe Leposaviq numri i nënshkrimeve është tejkuar në masë të madhe, por në dy komunat tjera, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok ky numër është shumë i ngushtë me kufirin prej 20% që kërkohet në ligj.

ZVEÇAN
Votues të regjistruar në komunë 7,052
20% i votuesve në komunë 1,411
Nënshkrime të verifikuara 1,714

LEPOSAVIQ
Votues të regjistruar në komunë 13,441
20% i votuesve në komunë 2,689
Nënshkrime të verifikuara 2,905

MITROVICË E VERIUT
Votues të regjistruar në komunë 18,199
20% i votuesve në komunë 3,640
Nënshkrime të verifikuara 3,653

ZUBIN POTOK
Votues të regjistruar në komunë 6,732
20% i votuesve në komunë 1,347
Nënshkrime të verifikuara 1,380

LEXO MË SHUMË:

EKSKLUZIVE | Ky është numri i nënshkrimeve nga peticioni për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të veriut të Kosovës

Ashtu siç kishte raportuar Demokracia.com, presidentja Vjosa Osmani duke refuzuar që të shpall zgjedhjet në komunat veriore, “topin” ia ka hedhur KQZ-së.

Sipas Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, i vetmi autoritet që mund të shpall një datë për zhvillimin e një procesi zgjedhor është Presidenti i Republikës së Kosovës.

Shmangia apo refuzimi i Osmanit për të nxjerrë vendimin për caktimin e datës së procesit të votimit, që do t’i paraprinte zgjedhjeve të reja në këto komuna është taktizim politik i presidentes për të ruajtur pozicionin e saj nga ndonjë shkelje eventuale e Kushtetutës së Kosovës, pasi që Kosova po përballet për herë të parë me një situatë si kjo në veriun e Kosovës, ku qytetarët nënshkruajnë peticion sipas nenit 72 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale./Demokracia.com/

LEXO MË SHUMË:

Refuzon t’i shpallë zgjedhjet për largimin e kryetarëve të veriut | Osmani rrezikon të përfundojë në Kushtetuese për mosveprim në garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve

 

Të ngjashme