Lajme
Ambasadat të shqetësuara me Osmanin dhe Kurtin që po e detyrojnë KQZ-në ta mbajë fshehur rezultatin e verifikimit të peticionit në veri
Demokracia
21:13 | 29 Shkurt 2024

Share:

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po e detyrojnë një institucion të pavarur kushtetues, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ta mbajë të fshehur dhe të mos e publikojë rezultatin e verifikimit të nënshkrimeve në peticionin e organizuar në komunat veriore të Kosovës.

Kështu ka mësuar Demokracia.com nga një diplomat në Kosovë, që është pjesë e njërës prej ambasadave të QUINT-it.

Sipas burimit diplomatik, KQZ-ja e ka kryer punën para datës 15 shkurt, pra ka kryer verifikimin e nënshkrimeve të pranuara nga peticionet e komunave veriore, por që kjo çështje nuk po prezantohet në mbledhjen e këtij institucioni për shkak të presionit të madh të presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti mbi kryetarin dhe anëtarët e KQZ-së.

Kjo situatë ka ngritur alarmin për lojërat politike joserioze të Osmanit dhe Kurtit dhe për ndërhyrjen e paprecedentë në një institucion të pavarur kushtetues siç është KQZ-ja.

Ndryshe, të enjten në mbrëmje, mediat kanë publikuar lajmin duke u mbështetur në burime brenda KQZ-së se ky intitucion ka përfunduar verifikimin e nënshkrimeve të qytetarëve serbë në katër komunat veriore.

Siç është raportuar, nga verifikimi i bërë është arritur përqindja e kërkuar prej 20 për qind, gjë që i hap rrugë zhvillimit të fazës tjetër – organizimit të votimit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri.

OSMANI REFUZON TË SHPALLË DATËN E VOTIMIT

Demokracia.com ka raportuar prej kohësh se presidentja Vjosa Osmani po refuzon të shpallë datën për organizimin e procesit të votimit për largimin e kryetarëve të komunave veriore dhe e ka hedhur përgjegjësinë te KQZ-ja. /Demkracia.com/  

Lexo më shumë:

Konfirmohet raportimi i Demokracia.com | Presidentja refuzon t’i shpallë zgjedhjet për largimin e kryetarëve të veriut, e hedh përgjegjësinë te KQZ-ja

 

Të ngjashme