Sport
Kreu i FFK-së, Agim Ademi uron festën e Kurban Bajramit
Demokracia
12:28 | 09 Korrik 2022

Share:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ademi me anë të një postimi në Facebook, ka uruar besimtarët në emër të tij dhe të KE të FFK-së, shkruan Demokracia.com.

“Të nderuar, drejtues të klubeve, trajnerë, futbollistë, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë dhe qytetarë të besimit islam të Republikës së Kosovës! Kam kënaqësinë që në emrin tim dhe KE të FFK-së të ju uroj përzemërsisht festën e Kurban Bajramit juve dhe familjeve tuaja. Uroj që kjo festë të ju gjej pranë familjeve tuaja, me shëndet të mirë e sa më shumë begati”.

“Kurban Bajrami na frymëzon të kultivojmë vlerat e solidaritetit dhe të mirëkuptimit ndaj njëri-tjetrit, por edhe kujdesit ndaj shtresave në nevojë të shoqërisë sonë. E padyshim festat e tilla na udhëzojnë për përkushtim në punë të përbashkët e të drejtë dhe në zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit të vendit tonë. Zoti ju dhuroftë mbarësi dhe mirësi! Urime Kurban Bajrami! Me respekt. A.A”, ka shkruar Ademi në rrjetin social./Demokracia.com/

Të ngjashme