Sport
Bonucci pritet të pensionohet nga futbolli
Demokracia
15:08 | 26 Maj 2024

Share:

Mbrojtësi i njohur italian, Leandro Bonucci do të largohet nga ekipi turk Fenerbahce.

Ai po ashtu do të pensionohet edhe nga futbolli aktiv.

Ky vendim erdhi pasi 37-vjeçari kishte shpresuar se do të jetë në listën e kombëtares së Italisë për Kampionatin Evropian.

Bonucci nuk u ftua fare nga kombëtarja italiane për Evropianin e këtij viti.

Siç raporton Fabrizio Romano, Bonucci do të njoftoj në lidhje me vendimin për pensionimin e tij gjatë javës së ardhshm, kur të kthehet në Itali.

Bonucci në janar u transferua tek ekipi i Fenerbahces nga skuadra gjermane Union i Berlinit, ku bëri 12 paraqitje në të gjitha garat.

Të ngjashme