Sport
Krasniqi grumbullohet menjëherë te Cluj, ftohet për ndeshjen miqësore kundër ekipin gjerman
Demokracia
16:25 | 11 Janar 2023

Share:

Ermal Krasniqi është grumbulluar sot në ndeshjen miqësore të CFR Cluj ndaj skuadrës gjermane Holstein Keil.

Krasniqi vetëm një ditë pas zyrtarizimit te klubi rumun është futur në listë për këtë miqësore nga trajneri, Dan Petrescu.

Ai nuk do të luajë nga fillimi i takimit, por mbetet të shihet nëse do të ketë minuta për të përgjatë duelit.

Cluj e zyrtarizoi kalimin e Krasniqit një ditë më parë (të martën) duke nënshkruar për katër vite me lojtarin kosovar.

Ermal Krasniqi te Cluji do ta bartë në fanellë numrin 7.

24-vjeçari më parë karrierë në Kosovë ka bërë edhe tek Llapi, Ferizaj, Feronikeli e Malisheva.

Krasniqi raportohet se e arriti transferimin te klubi rumun për shumën e 300 mijë eurove, derisa klubi suharekas do ta mbajë edhe një përqindje të kartonit të tij./Demokracia.com/

Të ngjashme