Diaspora
Kosovarët që udhëtojnë drejt Austrisë duhet t’i kenë parasysh masat e reja
Demokracia
13:57 | 02 Shkurt 2021

Share:

Austria, e cila më 1 shkurt kishte paralajmëruar një zbutje të regjimit të koronës, po i bën përsëri më të rrepta kushtet e hyrjes në vend.

Në të ardhmen, të gjithë ata që hyjnë, përfshirë udhëtarët e rregullt ndërkufitarë, do të duhet të regjistrohen dhe të tregojnë një test negativ të koronës një herë në javë, thotë Ministri i Brendshëm Karln-Nehammer, shkruan albinfo.ch, përcjell Demokracia.com

Megjithatë, udhëtarët e rregullt ndërkufitarë përjashtohen nga karantina e detyrueshme dhjetë ditore.

Të gjithë të tjerët detyrohen që, pas hyrjes në vend, të futen në karantinën që zgjat dhjetë ditë.

Për të gjithë udhëtarët e tjerë, nuk do të zbatohet më “testi falas” i cila ishte i mundshëm më parë, pas pesë ditësh karantinë, transmeton albinfo.ch.

Përveç kësaj, do të shtrihen kontrollet ekzistuese kufitare me vendet fqinje si Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria dhe Sllovenia.

Të ngjashme