Sport
Kosova U17 pëson edhe në ndeshjen e dytë në Greqi
Demokracia
18:35 | 27 Shkurt 2023

Share:

Të hënën pasdite, Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Nafplio të Greqisë.

Përballë, vajzat tona e kishin Kombëtaren e Spanjës, një prej favoriteve të Mesdhetarit të 16-të.

Spanja ka fituar me rezultat 32:11, ndërsa vajzat tona, sidomos në periudhën e parë, kanë shfaqur momente të mira. Por më pas ka ardhur në shprehje edhe ngarkesa e lartë fizike e po ashtu niveli i lojtareve të Spanjës.

Periudha e parë, prej tri gjithsej, përfundoi 12:7 në të mirë të Spanjës.

Spanja e luajti ndeshjen e parë, ndërsa Kombëtarja jonë e kishte një tjetër ndeshje të vështirë në mëngjesin e së hënës, kur u përball me Kroacinë.

Nesër Kombëtarja jonë luan me Malin e Zi. /Demokracia.com

Të ngjashme