Lajme
Kosova në diskutime për asociacionin, çka thonë serbët?
Demokracia
19:06 | 30 Janar 2023

Share:

Gazetari shqiptar në Serbi, Idro Seferi, e ka quajtur deklaratë të çuditshme atë të Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili tha se “Kosova i takonte Serbisë, u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare”.

“Deklarata e Milanoviqit, ka zgjuar kureshtje të madhe për faktin që vjen nga Kroacia. Është përshëndetur nga vetë presidenti serb, por edhe nga shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, i cili e ka vlerësuar deklaratën e tij [Ivanoviqit]”.

Seferi në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që në Serbi ka një interesim që të shihet se çfarë kornizash flitet për asociacionin, por jo ndonjë deklarim tjetër.

“Presidenti Vuçiq më shumë sot ditën e ka çuar me presidentin çek, i cili njihet për deklarimet kundër pavarësisë së Kosovës”, është shprehur tutje Seferi.

Të ngjashme