Sport
Kosova e mëson orarin e ndeshjeve parakualifikuese të Eurobasket 2025
Demokracia
12:54 | 26 Prill 2023

Share:

Kombëtarja e Kosovës në basketboll e ka mësuar orarin e ndeshjeve parakualifikuese të Eurobasket 2025.

Në shortin e hedhur dje për rrethin e tretë parakualifikues të kësaj gare, “Dardanët” përfunduan në Grupin H së bashku me Zvicrën dhe me Danimarkën.

Dhe, në bazë të orarit të publikuar sot nga Federata e Basketbollit të Kosovës, Dardan Berisha me shokë lojën e parë do ta zhvillojnë në shtëpi kundër Zvicrës më 19 korrik, shkruan “Gazeta Express”.

Më pas, Verdhekaltrit do të jenë mysafirë të Danimarkës dhe të Zvicrës, sfida këto që do të luhen më 26, përkatësisht më 29 korrik.


Kurse, ndeshja e fundit e Kosovës do të jetë në shtëpi kundër Danimarkës më 5 gusht.

Vetëm lideri i grupit do të kualifikohet në rrethin e dytë parakualifikues të Eurobasket 2025.

Duke i pasur parasysh kundërshtarët, që nuk janë të fuqishëm, Kosova synon ta kalojë këtë fazë. /Gazeta Express/

Të ngjashme