Lifestyle
Kopshti i Shtëpisë së Bardhë mbushet me mesazhe në formë zemre
Demokracia
11:34 | 13 Shkurt 2021

Share:

Dita e Shën Valentinit ka ardhur herët në Shtëpinë e Bardhë.

Brenda natës, zemrat gjigante të prera të kuqe, të bardha dhe rozë të zbukuruara me fjalë të tilla si “shërim”, “dhembshuri”, “dashuri” dhe “unitet” u vendosën në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, shkruan Demokracia.com

“Këto mesazhe në formë zemre janë mesazhe Shën Valentini surprizë për vendin nga Jill Biden dhe një thirrje për kthimin e ditëve kur shkëmbeheshin embëlsira në formë zemre mes shokëve dhe familjes”, tha zyra e saj në një prononcim për Associated Press.

“Unë thjesht doja pak gëzim,” u tha zonja e parë gazetarëve. “Me pandeminë – të gjithë ndihen pak të mërzitur, kështu që është vetëm një gëzim i vogël, pak shpresë, kjo është e gjitha.”

Joe Biden shtoi se Shën Valentini është dita e preferuar e gruas së tij, Jill dhe kujtoi se si në 2009, gjatë vitit të tij të parë si nënkryetar, ajo pikturoi nga një zemër në çdo dritare në zyrën e nënpresidentit të Shtëpisë së Bardhë me mesazhin “Joe loves Jill “. /Demokracia.com/

Të ngjashme