Lajme
Kontaktet mes Prishtinës dhe Brukselit “në minimum”, thotë prestigjiozja amerikane “Politico” teksa interviston Kurtin
Demokracia
17:33 | 24 Janar 2024

Share:

Në margjinat e Forumit Ekonomik të Davos, prestigjiozja ‘Politico’ ka intervistuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ka shpërndarë fare pak deklarime të tij, duke e kontekstualizuar dhe lexuar më vete acarimin dhe frustrimin perëndimor me qeverinë kosovare; në veçanti në lidhje me instalimin këmbëngulës të kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, gjë për çka ‘Politico’ e jep si kryearsye se pse ndaj Prishtinës rëndojnë masa ndëshkuese ndërkombëtare.

Gazeta citon një përgjigje me shkrim nga Bashkimi Evropian se masat ndaj Kosovës mbesin për sa kohë “Kosova nuk ka përmbushur ato kërkesa” siç janë të artikuluara në deklaratën paralajmëruese të 3 qershorit.

Por BE-ja ende nuk ka lëvizur (në heqjen e sanksioneve), me kontakte në minimum midis Brukselit dhe Prishtinës”, shkruan “Politico”.

Kurti, siç e citoi gazeta, është shprehur se qeveria e tij është e përkushtuar që së shpejti të mbajë zgjedhje të reja në veri.

Mund të jetë këtë vit – në muajt e ardhshëm” tha ai, duke iu referuar nismës me peticion të ndërmarrë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Të ngjashme