Lajme
Konfirmohet raportimi i Demokracia.com, Vigan Qorrolli emërohet zëvendësministër i Drejtësisë
Demokracia
22:47 | 07 Korrik 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar këtë të premte Vigan Qorrollin, zëvendësministër të Drejtësisë.

Demokracia.com ka raportuar gjatë ditës për emërimin e Qorrollit si zëvendës i Albulena Haxhiut.

Ndërsa lajmin e ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.

“Duke e uruar për detyrën, Kryeministri Kurti i dëshiroi z. Qorrollit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.

Ministria e Drejtësisë udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, ndërkaq zëvendësministër tjetër është Blerim Sallahu.

Ndryshe, Qorrolli kohë më parë ka tentuar të bëhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

LEXO EDHE:

DOKUMENT | Pasi dështoi të zgjidhet gjyqtar në Kushtetuese, Vigan Qorrolli emërohet zëvendës i Albulena Haxhiut

Të ngjashme