Lajme
DOKUMENT | Pasi dështoi të zgjidhet gjyqtar në Kushtetuese, Vigan Qorrolli emërohet zëvendës i Albulena Haxhiut
Demokracia
15:45 | 07 Korrik 2023

Share:

Vigan Qorrolli është emëruar sot nga kryeministri Albin Kurti, zëvendësministër i Drejtësisë.

Demokracia.com ka siguruar vendimin për emërimin e Qorrollit si zëvendës i Albulena Haxhit.

“z.Vigan Qorroli emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë. Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e Ministres të Ministrisë së Drejtësisë dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga Ministrja, si dhe për zëvendësimin e Ministres kur ajo mungon ose kur nuk është në gjendje të kryejë detyrën e saj”, thuhet në vendim.

Qorrolli në vitin 2021 ishte eliminuar nga gara për t’u bërë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Qorrolli, i cili në rundin e dytë të votimit në Kuvendin e Kosovës mori 18 vota, po aq sa Hilmi Jashari, e humbi garën e ‘balotazhit’ me këtë të fundit.

Të ngjashme