Lajme
Kastrati: Kosova do të ketë tkurrje në popullsi, ndoshta më pak se 1.5 milionë
Demokracia
21:39 | 02 Maj 2024

Share:

Ushtruesi i drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, (ASK), Avni Kastrati, ka thënë se nëse qytetarët japin përgjigje false në regjistrimin e popullsisë, atëherë mund të dënohen deri me 2000 euro.

Ai ka thënë se nëse deklarohet adresa jo e saktë e banimit, është e kundërligjshme dhe rezulton me gjobë.

“Mosdhënia e përgjigjeve të sakta, sanksionohet me ligjin aktual. Nëse ju  nuk e paraqitni adresën e saktë, atëherë dënimi shkon deri me 2000 euro”, ka thënë Kastrati në “Konfront” të KTV-së. Ai ka thënë se qytetarët nëse paraqiten në qytetin ku janë lindur, atëherë dëmtojnë si vendin ku jetojnë ashtu edhe komunën ku regjistrohen.

Kastrati ndërkohë ka thënë se presin që të ketë tkurrje të popullsisë dhe se shifra totale nga regjistrimi të jetë më pak se 1.5 milionë banorë.

“Ne e dimë afërsisht sa del popullsia, pasi kemi statistika vit për vit. E dimë afërsisht. Edhe për Prishtinën e dimë. Kosova do të ketë tkurrje, kur ka Kosova kanë edhe të gjitha komunat. Prishtina e ka një stabilitet krahasuar me vitin 2011. Ka rritje të vogël…Popullsia totale mund të jetë ndoshta më pak se 1.5 milionë”, ka thënë Kastrati.

Të ngjashme