Lajme
Komuna e Podujevës nga sot lëshon dokumente edhe për qytetarët e komunave të tjera
Demokracia
14:24 | 23 Shtator 2022

Share:

Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se mund t’i kryej shërbimet e gjendjes civile edhe për qytetarët e komunave të tjera.

Këtë e ka bërë të ditur vetë komuna e Podujevës, ku thuhet se kjo po bëhet për shkak se shumica e komunave të tjera janë në grevë.

“Të gjitha shërbimet e theksuara më poshtë ofrohen nga Komuna e Podujevës për qytetarët e Komunave të tjera nëse të njëjtat gjinden ne Sistemin e Gjendjes Civile:

-Certifikata e Lindjes;

-Ekstrakti i Lindjes;

-Certifikata e Kurorëzimit;

-Certifikata e Statusit Martesor;

-Certifikata e Shtetësisë;

-Certifikata e Bashkësisë Familjare;

-Certifikata e Vendbanimit;

-Vërtetimi nga Arkivi;

-Certifikata e Vdekjes;

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim. 23.09.2022, Podujevë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Të ngjashme