Sport
Kompanitë e basteve nuk i japin asnjë gjasë Andorrës në përballje me Kosovën
Demokracia
09:53 | 28 Mars 2023

Share:

Kosova sonte nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” do të përballet me Andorrën, kundërshtar ky që nga kompatnitë e basteve po cilësohet si rival shumë i lehtë, shkruan Demokracia.com.

Dardanët para tri dite morën një barazim në udhëtim ndaj Izraelit dhe sonte duan vetëm fitore në mënyrë që të vazhdojnë garën për t’u kualifikuar në Evropian.

Në ndeshjen ndaj Andorrës nuk vlen asgjë tjetër përveç fitores dhe kjo ka bëtë që bastet të favorizojnë shumë Kosovën.

Fitorja e dardanëve ka kuotën 1.14, ndërsa ajo e Andorrës 26.00. Barazimi vlerësohet me kuotën 7.00. /Demokracia.com

Të ngjashme