Sport
Komisioni i gjyqtarëve jep verdiktin për golin e anuluar të Bennacer ndaj Interit
Demokracia
19:27 | 20 Prill 2022

Share:

Komisioni i gjyqtarëve AIA nuk do të marrin masa ndaj, Maurizio Mariani, gjyqtarit që drejtoi mbrëmë derbin Inter – Milan pasi ata besojnë se mori vendimin e duhur duke anuluar golin e djeshëm të Ismael Bennacer.

Algjeriani shënoi një gol, por iu anulua për pozicion jashtë loje pas një kontrolli me sistemin VAR dje kur Interi ishte 2-0. Milanit do t’i duhej një tjetër gol në 25 minutat e fundit për t’u kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë nëse goli qëndronte.

Vendimi i Marianit ka shkaktuar polemika dhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli u ankua pas fishkëllimës së fundit duke thënë se Pierre Kalulu nuk ka ndërhyrë në lojë.

Megjithatë, Calciomercato.com raporton se shefat e arbitrave besojnë se Mariani mori vendimin e duhur dje, përcjell Demokracia.com.

Udhëzimet e dhëna nga emëruesi Gianluca Rocchi në fillim të sezonit u thanë gjyqtarëve që të ishin të rreptë me lojtarët në pozicion jashtë loje brenda zonës së penalltisë në rrethana të ngjashme me ato të mbrëmshme.

Interi në fund triumfoi 3:0 ndaj Milanit dhe kësisoj në finale të Kupës së Italisë do të luajë me fituesin e takimit Juventus – Fiorentina që zhvillohet sonte në Torino./Demokracia.com/

Të ngjashme