Lajme
Gjatë javës së kaluar, Policia në Ferizaj realizoi 28 urdhëresa të gjykatave
Demokracia
14:24 | 07 Maj 2024

Share:

Gjatë javës së kaluar, Policia në Ferizaj ka realizuar 28 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

“Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të gjykatave themelore, gjatë javës që shkoi nga data 29/04/- 05/05/2024 ka realizuar 28 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.”

Policia ka thënë se do ë vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”

Të ngjashme