Sport
Komisioni Disiplinor merr vendimin për Emërllahun dhe Firminhon pas kacafytjes në Superkupë
Demokracia
09:45 | 02 Shkurt 2023

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka dënuar me nga dy ndeshje mos lojë futbollistin Lindon Emërllahun e Ballkanit dhe Alef Firminhon e Llapit.

Sipas njoftimit, pas një dueli në finalen e Superkupës së Kosovës dy futbollistët janë sharë dhe janë kacafytur mesvete, për çka edhe gjyqtari kryesor i kishte përjashtuar me karton të kuq, shkruan Demokracia.com.

“Lojtari i FC ”Ballkani”, Lindon Emerllahu me nr fanellë 6 dhe nr  ID 008300M02.  Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika d i Rregullores disiplinore; Dënohet me  2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftim.

“Lojtari i  FC ”Llapi”, Alef Firminjo me nr fanellë 9 dhe nr  ID 024387M98. Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika d i Rregullores disiplinore; Dënohet me  2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Ballkani e kishte fituar 1:0 finalen e Superkupës së Kosovës kundër Llapit duke u stolisur me trofeun e dytë në histori./Demokracia.com/

Të ngjashme