Lifestyle
Koleksioni Tokio 2020 i kukullave Barbie po kritikohet nga njerëzit
Demokracia
18:11 | 10 Gusht 2021

Share:

Kukullat e njohura Barbie janë kritikuar nëpër rrjete sociale në lidhje me koleksionin për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Mattel, kompania e lodrave që prodhon kukullat Barbie, bashkëpunoi me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe organizatorët e Tokio 2020 për të publikuar një linjë të re kukullash të krijuar posaçërisht për Lojërat Olimpike.

Koleksioni përfshin pesë kukulla që pasqyrojnë pesë sportet e reja që u shtuan në programin olimpik këtë vit – bejsboll/softball, ngjitje sportive, karate, skateboarding dhe sërf.

“Tokio 2020 është një ngjarje monumentale që bashkon botën përmes sportit dhe frymëzon tifozët e të gjitha moshave,” u tha në një deklaratë të Mattel. “Koleksioni Tokio 2020 nderon këto sporte dhe frymëzon një brez të ri përmes shpirtit olimpik dhe traditës së shquar atletike.”

Pavarësisht nga përpjekja për të “[nxjerrë në pah] gjithëpërfshirjen dhe inovacionin”, shumë njerëz kritikuan mungesën e një Barbie dukshëm aziatike.

Të shumtë janë përdoruesit që pyesin sesi Mattel mund të harrojë të përfshijë një Barbie aziatike për Lojërat Olimpike që mbahen në Tokio.

“Mattel i bën #aziatikët të padukshëm teksa shpall ‘linjën më të larmishme të kukullave’, duke theksuar një vend aziatik, duke shfaqur #Barbie me uniformë të karatesë japoneze dhe duke e cilësuar secilën kukull si ‘zyrtare të Tokio 2020′” shkroi artistja vizuale japonezo-amerikane Drue Kataoka në Twitter.

 

Të ngjashme