Sport
Klubi i madh shqiptar e prezanton Engjëll Hotin
Demokracia
20:09 | 14 Qershor 2022

Share:

Engjëll Hoti është prezantuar zyrtarisht te Partizanit i Tiranës, shkruan Demokracia.com.

Sulmuesi kosovar i është bashkuar “Demave të Kuq” me një kontratë të nënshkruar për një vit me mundësi të vazhdimit edhe për një tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit kryeqytetas nëpërmjet rrjeteve sociale.

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Engjëll Hotin. Fantazisti kosovar, ka firmosur sot me klubin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. 25 vjeçari i është bashkuar ekipit në prag të  fazës përgatitore që do të zhvillohet në Slloveni”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Hoti së fundmi ishte pjesë e rivalit të përbetuar lokal të Partizanit, Tiranës.

Futbollisti i lindur në Stuttgart por me prejardhje nga Kosova në të kaluarën ka qenë pjesë e Llapit dhe Trepçës ’89./Demokracia.com/

Të ngjashme