Lajme
Kjo është lista e temave për të cilat Albin Kurti nuk mund të gënjejë prapë
Demokracia
10:25 | 02 Qershor 2024

Share:

Gjatë opozitarizmit të tij, Albin Kurti dhe Vetëvendosje kanë qenë të pakufishëm në shfrytëzimin e gati të gjitha temave, me qëllimin e vetëm për të marrë pushtetin.

Qysh në vitin e parë kur ai u bë kryeministër, është përballur pothuajse me të gjitha temat për të cilat ai kishte bërë premtime të mëdha, shkruan Demokracia.com.

Për Kurtin, ndërtimi i një profili të një politikani mbi gënjeshtra, nuk përbënte kurrfarë problemi, por për qytetarët pasojat janë prezente.

Demokracia.com sjellë në vazhdim listën e temave për të cilat Albin Kurti nuk mund të gënjejë prapë. Kjo listë është edhe më e gjatë dhe është pikërisht Kurti, i cili po e plotëson dita-ditës, duke u zhveshur prej tyre tërësisht.

1. “KUSHTËZIMI I DIALOGUT” – ALBIN KURTI DHE NËNAT GJAKOVARE

Është e dhimbshme ta shohësh videon kur Nënat Gjakovare kishin dalë ta prisnin Albin Kurtin.

Në takimin me to, në dhomën e mbushur me foto të familjarëve të tyre të zhdukur nga lufta e fundit, Kurti u kishte dhënë premtimin e madh se kur ai të bëhej kryeministër do ta kushtëzonte dialogun me Serbinë me zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre.

“Deri më tani dialogu me Serbinë është zhvilluar sipas kushteve të Serbisë. Është diskutuar ajo që i ka interesuar Serbisë, është diskutuar ajo çka i ka konvenuar Serbisë. Ne jemi të bindur se Serbia do të duhej të kushtëzohej me këtë çështje, sepse duhet të bëhet hulumtimi i hollësishëm se çka ndodhi e kur ndodhi me më të dashurit tuaj dhe tonët”, u premtonte Kurti.

Video e plotë:

 

VIDEO | 3 vjet në Qeveri: Albin Kurti, njeriu që për vota i gënjeu nënat gjakovare duke i parë në sy se do ta kushtëzonte dialogun me Serbinë me zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre

Lajmi i plotë:

VIDEO | 3 vjet në Qeveri: Albin Kurti, njeriu që për vota i gënjeu nënat gjakovare duke i parë në sy se do ta kushtëzonte dialogun me Serbinë me zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre

Posted by Demokracia on Friday, March 22, 2024

Ky premtim i madh i Kurtit ishte mashtrimi i madh i tij, pasi në mes të qershorit të vitit 2021, ai shkoi në Bruksel për ta takuar për herë të parë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili gjatë luftës ishte ministër i propagandës së Sllobodan Millosheviqit.

Lexo më shumë:

VIDEO | 3 vjet në Qeveri: Albin Kurti, njeriu që për vota i gënjeu nënat gjakovare duke i parë në sy se do ta kushtëzonte dialogun me Serbinë me zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre

Të gjitha kushtëzimet që Kurti i shihte të domosdoshme t’i bëheshin Serbisë, kishin rënë në ujë. Madje, Kurti nuk e përmendi as premtimin e madh që ua kishte bërë nënave gjakovare. Pa asnjë ndjeshmëri për fatin e rëndë të mijëra familjeve kosovare, Kurti nuk kërkoi as ndjesë për premtimin e madh dhe të pambajtur që ua kishte dhënë atyre.

2. ZAJEDNICA

Më 22 mars të vitit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shqelmoi përfundimisht kauzën e tij gati njëdekadëshe kundër Zajednicën apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e cila e solli në pushtet.

“Kryeministër, a ka Asociacion në Planin Evropian”? Kjo është pyetja që në mbrëmjen e 22 marsit 2023 iu bë në RTK, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nga i cili morëm përgjigjen e thjeshtë dhe të shpejtë: “Ka Asociacion! Neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara…”.

Vetëm tri javë para kësaj deklarate, kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, kishin arritur dakordimin për Marrëveshjen Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023].

Në Marrëveshjen Bazë nuk ishte vetëm neni 10 ku flitej për Zajednicën apo Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kurti, për herë të parë në marrëveshje me Serbisë kishte përfshirë edhe një nen të veçantë për Zajednicën, duke tjetërsuar qëllimin e saj.

Ky nen nuk ishte përmendur asnjëherë më parë në procesin negociator mes Kosovës dhe Serbisë, por ndodhi, ashtu siç e pranoi edhe vetë Kurti të premten e 3 nëntorit, gjatë dialogut të udhëhequr prej tij, që u formalizua në Marrëveshjen Bazë (Bruksel, 27 shkurt 2023) e arritur nga ai me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lexo më shumë:

27 shkurt 2023 – Njëvjetori i Marrëveshjes së Brukselit | Si ia dha Kurti serbëve Zajednicën me Vetëmenaxhim e autonomi?

3. GËNJESHTRA E ALBIN KURTIT SE DO T’I ULË ÇMIMET E BUKËS, VAJIT, KRIPËS, SHEQERIT

Që nga ardhja e Kurtit në Qeveri, të gjitha produktet e shportës së një familje kosovare janë rritur. Kurti, si opozitar, premtonte hapa konkretë të Qeverisë së Vetëvendosjes për të ulur çmimin e lartë të bukës, miellit, sheqerit, etj.

“Buka, mielli, vaji, sheqeri, kripa, qumështi dhe arsimi në përgjithësi, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe mua në Qeveri, këto do të përjashtohen nga TVSH-ja”, u premtonte Kurti qytetarëve të Kosovës.

“Edhe buka me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje, nga 36 cent që është mesatarja e çmimeve për muajin shkurt të vitit 2014 bëhet 31 cent, sheqeri nga 72 cent kilogrami bëhet 62 cent, qumështi nga 91 cent mesatarisht bëhet 78 cent”, vazhdonte më tej Kurti.

Kurti kishte premtuar edhe që “Shporta e konsumatorit kosovar do të jetë më e rëndë për nga pesha dhe më e lirë për nga çmimi”, apo që “Buka, mielli, vaji, sheqeri, kripa, qumështi dhe arsimi në përgjithësi, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe mua në Qeveri, këto do të përjashtohen nga TVSH-ja”.

Por, të gjitha këto premtime ranë në ujë, pasi Kurti u bë kryeministër. Qytetarët e Kosovës të gjitha këto produkte i blejnë shumëfish më shtrenjtë.

4. GËNJESHTRA E ALBIN KURTIT SE DO TA ULË ÇMIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në vitin 2019 e premtonte specifikisht uljen e çmimit të energjisë elektrike, duke akuzuar qeveritë se po detyronin qytetarët e Kosovës të paguanin aq shtrenjtë derisa toka e vendit është e pasur me thëngjill.

“Ne do ta bëjmë uljen e çmimit të energjisë elektrike, sepse është tepër shtrenjtë kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi. Shumë kemi kapacitet”, kishte deklaruar Kurti.

Por, kur Kurti u bë kryeministër, doli në shesh gënjeshtra dhe mashtrimi i tij, pasi çmimi i energjisë elektrike u rrit me mbi 100%.

Kurti, jo vetëm që nuk bëri asnjë hap kundër kësaj ngritjeje, por paturpërsisht ai arsyetoi këtë vendim duke fajësuar qytetarët se nuk kanë qenë të drejtë me ankesat e tyre më herët.

“Aq lirë ka qenë energjia elektrike sa qytetarët nuk e kanë ditur se sa paguajnë”, thoshte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës gjatë muajit janar 2022 kur po diskutohej për shtrenjtimin enorm të faturës së energjisë elektrike, duke vazhduar të çudiste të gjithë se “Kurrë nuk ka pasur numër më të madh të qytetarëve të Kosovës sesa në këto 4 vjet e fundit që nuk e dinë se sa paguajnë për energjinë elektrike. Aq lirë ka qenë sa nuk e kanë ditur sa paguajnë”.

Pikërisht, në vitin e fundit të qeverisjes së kryeministrit Kurti, një shtrenjtim tjetër i energjisë elektrike po troket në dyert e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ky është shtrenjtimi i tretë nën mandatin e Qeverisë së Vetëvendosjes të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

5. LUFTA E KURTIT KUNDËR SINDIKATAVE

“Roli dhe rëndësia e sindikatave në Kosovë duhet të rritet. Ky është qëndrimi ynë themelor”. “Tek unë dhe qeveria jonë do të gjeni partnerin çfarë nuk e keni pasur asnjëherë me asnjë qeveri në këto vite të pasluftës e jo vetëm pas shpalljes së pavarësisë”.

Ky ishte premtimi i kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, atëbotë opozitar, për përfaqësuesit e të gjitha sindikatave në Kosovë, të cilët i kishte grumbulluar rreth një tryeze pune. Ky premtim ishte një shpresë për sindikatat, i cili u braktis nga Kurti në muajt e parë pasi erdhi në pushtet.

Te Kurti dhe Qeveria e tij, sindikatat nuk gjetën partnerin që u mungonte, por ndëshkuesin mizor të tyre.

Video e plotë:

 

Kryeministri Albin Kurti vazhdon t’i shërbejë moszgjidhjes së çështjes së grevave të mësimdhënësve.

Të dielën, Kurti i quajti sindikalistët si njerëz të PAN-it, por në vitin 2019 atyre u premtonte se te Qeveria e tij do ta gjejnë partnerin që nuk e kanë pasur te asnjë Qeveri tjetër që nga paslufta.

Posted by Demokracia on Sunday, September 25, 2022

Për herë të parë, Kurti e bëri vetën pjesë të historisë për të keq, duke u bërë kryeministri i parë që mori një vendim ndëshkues, duke mos ua ekzekutuar pagat grevistëve të arsimit të cilët po kërkonin rritje pagash.

Lexo më shumë:

Kurti hyn në histori për të keq, bëhet kryeministri i parë që ndëshkon mësimdhënësit me ndaljen e rrogave

6. LUFTIMI I KORRUPSIONIT

Lufta kundër korrupsionit mbeti vetëm një premtim tjetër i papërmbushur i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Çuditërisht, Kurti jo vetëm që nuk bëri hapa konkretë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, por ai është vënë në ballë të betejës për të mbrojtur të emëruarit e tij të dyshuar apo të arrestuar për vepra penale që lidhen me krimin dhe korrupsionin.

Nagip Krasniqi i KEK-ut, ambasadori Martin Berishaj në Kroaci e Ridvan Muharremi i skandalit të rezervave shtetërore, janë vetëm disa nga emrat e përveçëm që kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij, por edhe Lëvizja Vetëvendosje me të gjitha kapacitetet e saj propagandistike, janë kthyer në mbrojtës të tyre.

Lexo më shumë:

Albin Kurti në mbrojtje të krimit dhe korrupsionit

7. LUFTIMI I NEPOTIZMIT DHE POLITIZIMIT

Albin Kurti dhe Vetëvendosje nuk i lanë familjarët e kushërinjtë për dasma, por kur erdhën në pushtet e shkelën premtimin e madh se do të sigurojnë barazi në punësim.

Për çdo ditë, mediat janë të mbushura me lajme për punësime familjare dhe partiake nëpër institucione e borde kompanish publike.

Sot, nën qeverisjen e Kurtit dhe të Vetëvendosjes, libreza partiake është CV-ja më e fuqishme për t’u punësuar.

Rastet e punësimeve partiake e familjare janë të shumta. Lista nuk përfundon. / Demokracia.com /

Lexo më shumë:

Mesazhet e deputetëve të VV-së që dëshmojnë kurdisjen e konkurseve: Si u punësua në Ibër-Lepenc asamblisti nga Malisheva, i përfshirë deputeti Gani Krasniqi

Krejt e në punë| Bijat, balldëskat e militantët – Kjo është lista e gjatë e të punësuarve të Vetëvendosjes

Të ngjashme