Arte
Kinematë në New York do të hapen më 5 mars
Demokracia
09:20 | 23 Shkurt 2021

Share:

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, tha se kinematë mund të hapnin deri në 25 për qind të kapacitetit të sallave të kinemasë nga 5 marsi, me kusht që të mos ketë më shumë se 50 persona në hapësirë.

Maskat e fytyrës do të jenë të nevojshme, shtoi Cuomo në konferencë me gazetarët dhe kinematë janë të detyruara të mbajnë standardet për ajrosjen e sallës si dhe të shënojnë vendet në të cilat mund të ulen shikuesit duke ruajtur distancën.

Cuomo gjithashtu njoftoi planet për të lejuar serish mbajtjen e dasmave dhe disa tubimeve të tjera, dhe në fillim të këtij muaji ai lejoi restorantet në Nju Jork të punonin gjithashtu në ambient të mbyllur. /Demokracia.com/

Të ngjashme