Sport
Këto janë formacionet e mundshme të sfidës Kosovë – Greqi
Demokracia
14:43 | 05 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës e vazhdon sonte me ndeshjen e dytë edicionin e ri në Ligën e Kombeve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” pas triumfit 0:2 në Qipro, synojnë të nënshtrojnë edhe kombëtaren greke dhe ta marrin kryesimin e grupit 2 të Ligës C të vetëm, shkruan Demokracia.com.

Para ndeshjes, tashmë janë zbuluar edhe formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Kosova: Muriq; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Berisha, Loshaj, Idrizi; Zhegrova, Muriqi, Rashica

Greqia: Vlachodimos; Rota, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas; Bouchalakis, Kourbelis; Limnios, Bakasetas, Masouras; Giakoumakis./Demokracia.com/

Të ngjashme