Sport
Këto janë ekipet që shkojnë në garat evropiane dhe ato që bien nga Ligue 1
Demokracia
08:14 | 04 Qershor 2023

Share:

Mbrëmë (shtunë) ka përfunduar edicioni 2022/23 në Ligue 1 të Francës.

Paris Saint-Germain është shpallur kampion, teksa bashkë me të në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm do të luajë edhe Lens.

Këtyre dy ekipeve mund t’u bashkohet Marseille që fillimisht do të luajë në kualifikimet për garën më prestigjioze evropiane për klube.

Rennes dhe Toulouse janë ekipet që do të garojnë në Ligën e Evropës, shkruan Gazeta Express.

Përkundër që përfundoi në vendin e 13-të, Toulouse do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, pasi e fitoi Kupën e Francës këtë sezon.

Angers, Troyes, Ajaccio dhe Auxerre janë katër ekipet që kanë rënë nga elita e futbollit francez dhe në sezonin e ardhshëm do të garojnë në ligën e dytë.

Të ngjashme