ShowBiz
Këngëtarja e njohur botërore fejohet me menaxherin e saj
Demokracia
21:54 | 30 Mars 2023

Share:

Lana Del Rey është fejuar me menaxherin e muzikës dhe muzikantin Evan Winiker.

Këngëtarja e cila javën e kaluar publikoi albumin e saj të nëntë të shumëpritur në studio, e ka mbajtur të fshehtë romancën e saj me Winiker.

Dyshja, të cilët thuhet se janë në lidhje prej disa muajsh, janë parë së bashku vetëm disa herë, shkruan PageSix.

Këngëtarja ndezi thashethemet e fejesës pasi u pa duke mbajtur unazë të madhe diamanti në eventin Billboard Women in Music më 1 mars.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024