Arte
Kënga ‘Kona’ dedikim i dhunës dhe vrasjes së grave nga burrat
Demokracia
21:11 | 17 Mars 2021

Share:

Kënga ‘Kona’ nga Wonderwaves trajton temën e dhunës së grave nga burrat.

E bazuar në këngën e famshme të dasmave, “Kona” (këna- bojë dekorative që u vihet grave në kohën e martesës) trajton marrëdhënien martesore të pabarabartë dhe të dhunshme mes burrave dhe grave në kohët e kaluara, shkruan Demokracia.com.

Me qëllim të vetëdijësimit të gjeneratave të reja pasi kjo dukuri vazhdon të jetë e pranishme në shoqërinë tonë, kjo këngë prek mënyrën se si këto marrëdhënie të dhunshme shpesh çojnë tek vrasjet e grave nga burrat.

“Kona” na nxit të ballafaqohemi me këto dukuri që i kanë rrënjët e thella në shoqërinë tonë që brezat e ardhshëm të mos veprojnë njejtë. /Demokracia.com/

Të ngjashme