Arte
Keira Knightley refuzon skenat lakuriqe në filmat me regjisorë burra
Demokracia
10:18 | 26 Janar 2021

Share:

Keira Knightley ka thënë se nuk do të shfaqet në skena nudo në filmat që kanë regjisor burra,transmetojnë mediat ndërkombëtare, raporton Demokracia.

Duke folur për podcastin Chanel Connections, aktorja tha: “Unë nuk kam një ndalim absolut për filmimin e skenave lakuriqe, por nuk dua të zhvishem para regjisorëve burra”.

“Ndoshta ka të bëj me mënyrën ndryshe të vështrimit mashkullor për anën e brendshme të grave”.

Mënyra se si trajtohen aktorët gjatë xhirimit të skenave seksuale është vënë në qendër të vëmendjes vitet e fundit, veçanërisht që nga lëvizja #MeToo.

Shumë studio tani punësojnë koordinatorë të intimitetit për të mbikëqyrur skenat seksuale dhe për të siguruar që aktorët të ndihen rehat dhe të trajtohen me respekt gjatë xhirimeve.

Knightley ka zbuluar më parë se ajo kishte shtuar një pjesë, sipas të cilës  ajo “nuk pranon skena nudo” në kontratat e saj të filmit që kur u bë nënë në 2015.

Gjatë intervistës, Knightley gjithashtu tha se ndjehej fort se do të dëshironte të punonte me një regjisore grua nëse filmi do të përqendrohej në përvojat e grave.

“Nëse do të bëja një dilm që ka të bëj me përvojën e amësisë dhe pranimit dhe mendoj se kjo do të duhej të ishte temë për regjisore gra”, tha ajo.

 

Të ngjashme