Arte
Kate Winslet mohon që skenat e dashurisë në filmin e saj të ri janë “kontraverse”
Demokracia
19:44 | 17 Janar 2021

Share:

Kate Winslet tha se kishte “diçka të mrekullueshme” në skenën e dashurisë që ajo kishte me Saoirse Ronan në filmin e saj të ri, por mohoi që skena të kishte qenë “kontraverse”, raportojnë mediat ndërkombëtare”.

Ajo tha se vazhdon të ekzistojë një standard i dyfishtë kur bëhej fjalë për të përshkruar intimitetin në ekran midis të njëjtit seks, në krahasim me romancat heteroseksuale.

“Pse nuk mund të quhen thjesht skena pasionante, në vend se’ lezbike ose homoseksuale'”? Ne nuk do të quanim ‘romancë heteroseksuale’ Titanikun!” tha ajo, duke shtuar se ajo do të donte të kishte më shumë marrëdhënie LGBTQ në ekran.

Skena për të cilën po diskutojmë ndodh në filmin e ri të Francis Lee “Ammonite”, i cili shqyrton ‘një aspekt të imagjinuar’ të jetës së Mary Anning, një gjuetare britanike e fosileve.

Puna pioniere e Anning përfshiu zbulimin e skeletit të plotë të një Plesiosaurus në 1823 dhe shembuj të tjerë të panumërt të krijesave të fosilizuara, megjithëse arritjet e saj, shpesh u janë mveshur burrave.

“Ajo ishte një grua me integritet të jashtëzakonshëm dhe plotësisht autentike për kohën e saj,’ tha Winslet për Anning.

Të ngjashme