Sport
Katari nuk do të paguajë dëmshpërblim për familjet e punëtorëve të vdekur gjatë ndërtimin të stadiumeve për Kupën e Botës
Demokracia
15:30 | 02 Nëntor 2022

Share:

Shteti i Katarit, mikpritës i Kupës së Botës, i cili fillon në më pak se tre javë, nuk do të paguajë dëmshpërblim për familjet e punëtorëve që vdiqën gjatë ndërtimit të stadiumit dhe infrastrukturës tjetër të Kupës së Botës, transmeton Demokracia.com.

Edhe pse organizata të shumta dhe disa federata futbolli avokuan që Katari të krijojë një fond për pagesën e dëmshpërblimeve për punëtorët e vdekur, ministri i Punës në këtë vend, Ali Ben Samik Al-Mari, shuajti çdo shpresë se kjo mund të ndodhte.

Në një deklaratë për AFP, ai iu përgjigj sulmeve të organizatave të shumta të të drejtave të njeriut që akuzojnë Katarin për gjendjen e tmerrshme të punëtorëve, duke thënë se të gjitha këto janë akuza të rreme nga organizata joqeveritare që duan të “diskreditojnë Katarin duke mashtruar publikun”.

Madje ai shkoi aq larg në mbrojtje, sipas mediave të huaja, sa foli për racizëm për të justifikuar sjelljen e këtyre organizatave që e akuzojnë se kundërshton krijimin e një fondi kompensimi për punëtorët e huaj.

Sipas hulumtimeve të shumë organizatave ndërkombëtare, siç raportohet nga British Guardian, rreth 6,500 punëtorë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka kanë vdekur që kur Katarit iu dha Kupa e Botës./Demokracia.com/

Të ngjashme