ShowBiz
Kanye West beson ende se Kim Kardashian është ende e dashuruar me të
Demokracia
16:16 | 07 Gusht 2021

Share:

Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga divorci, Kanye West beson se ish-bashkëshortja e tij, Kim Kardashian është ende e dashuruar me të.

Të enjten e kaluar, reperi amerikan ka mbajtur mbrëmjen e dytë të promovimit të albumit të tij më të ri “Donda”, në stadiumin “Mercedez-Benz” në Atlanta.

Përmes njërës prej këngëve të albumit të ri, të titulluar “Lord I Need You”, Kanye i referohet divorcit me Kim dhe ndikimin që ka pasur te ai.

“Koha dhe hapësira janë luks por ti ke ardhur këtu për të më treguar se ende je e dashuruar në mua”, janë vargjet e këngës, që 44-vjeçari i ka kënduar.

Mediat kanë shkruar se këto vargje i janë kënduar Kimit për shkak se ajo kishte shkuar për të ndjekur ish-bashkëshortin, gjatë promovimit të albumit, bashkë me fëmijët e tyre.

Të ngjashme