ShowBiz
Modeli italian thotë se u pushua nga puna në Met Gala për shkak të Kylie Jenner
Demokracia
15:31 | 06 Maj 2024

Share:

E mbani mend modelin që u bë i famshëm vitin që shkoi prej Kylie Jenner në Met Gala? Modeli italian pushtoi rrjetet sociale pasi ishte në çdo foto të Kylie Jenner dhe ra në sy për hiret e tij.

Ai quhet Eugenio Casnighi dhe me një video që tashmë është bërë virale, modeli zbuloi në TikTok se është pushuar nga agjencia që merret me organizimin e Met Gala, dy ditë para se të mbahet eventi i shumëpritur i modës.

“Sapo u pushova nga Met Gala. Më mbani mend mua apo jo? E bukura është se u pushova sepse u bëra viral vitin që shkoi dhe sipas tyre e bëra me qëllim. Unë thjesht po bëja punën time”, u shpreh 26-vjeçari.

Modeli italian thotë se u pushua nga puna në Met Gala për shkak
Modeli italian thotë se u pushua nga puna në Met Gala për shkak

Eugenio ka zbuluar se detyra e tij ka qenë dhe do të ishte sërish të vendosej si ndihmës asistent pas një personazhi publik dhe detyrimisht do fotografohej kur personazhi të ishte nën vëzhgim. Vitin që shkoi ai u pa duke mbajtur çantën dhe sendet e Kylie Jenner.

Sipas modelit, ky vendim ishte i padrejtë pasi ai u hoq pa juistifikim korrekt. Met Gala 2024 do të mbahet sot (6 maj 2024), por sipas modelit ka gjasa që asnjë koleg i tij nuk do të shfaqet në tapetin e kuq, pasi dhe ata ishin hequr nga puna.

Të ngjashme