Sport
Kanë trensferuar tre lojtarë në atë pozitë, Liverpooli bën gati transferimin e mesfushorit të katërt
Demokracia
11:44 | 21 Gusht 2023

Share:

Liverpooli ende nuk e ka mbyllur sa i përket transferimeve në repartin e mesfushës.

The Reds kanë transferuar tre mesfushorë gjatë verës si Alexis Mac Allesiter, Dominik Szoboszlai dhe Wataru Endo, por ka kërkesë edhe për një tjetër përforcim.

Thiago Alcantara vazhdon të ketë probleme me lëndime dhe Jurgen Klopp dëshiron ta ketë edhe një mesfushor për sezonin e ri.

Kësisoj gjiganti anglez po insiston për transferimin e mesfushorit holandez Ryan Gravenberch nga Bayern Munich.

21-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel dhe ka kërkuar largimin nga bavarezët.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara se duhet të paguajnë rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë largimin e holandezit.

The Sun ka raportuar se Liverpooli gjatë kësaj jave pritet të bëj hapa konkret për ta kompletuar transferimin e Gravenberch në Anfield.

Të ngjashme