Diaspora
Kanada: Kush është Lisa Sahatçiu dhe çka e lidh atë me Rita Orën
Demokracia
10:38 | 15 Prill 2021

Share:

Këngëtarja dhe instrumentistja shqiptare Lisa Sahatçiu, ka lindur dhe jeton në Vankuver të Kanadasë. Ajo vjen nga një familje artistësh, të cilët kanë ndikuar në zhvillimin e saj në fushën e muzikës.

Lisa është një kantautore e mirëfilltë, pasi shkruan vetë muzikën dhe tekstet në kompozimet e saj. Artistja e re, është duke përgatitur albumin e saj të parë, i cili do të publikohet së shpejti.

“Është hera e parë që publikoj një album dhe e kam nënvlerësuar kohën që të merr për ta publikuar, por patjetër do ta nxjerr gjatë verës”, – tregon artistja e talentuar në një emision në VizionPlus.

“Të gjithë pjesëtarët e familjes sime janë artistë, të gjithë i bien së paku një instrumenti dhe që e vogël kam qenë e rrethuar me muzikë. Më pas edhe në shkollën e muzikës. Më pëlqen që këngët dhe tekstet kam dëshirë t’i bëj vetë. Mendoj se nëse të pëlqen muzika mund të bësh cdo gjë vetë. Një ditë e imja në Vankuver tashmë është ndryshe për shkak të Covidit. Bëj një program radiofonik në vendin ku jetoj, merem me sport. “Në Suny film festival” ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe do doja të kthehesha sërish”, shprehet Lisa Sahatciu.

Sigurisht kur shikojmë mbiemrin e artistes, na vie në mend Rita Ora, dhe Lisa tregon se çka e lidh atë me këngëtaren e famshme.

“Babai im dhe i Ritës janë djem xhaxhai”.

Ajo tregon se nuk e ka takuar ndonjëherë Ritën, por shpreh dëshirën që ndonjë ditë ta takoj. /Demokracia.com/

Të ngjashme