ShowBiz
“Tekst prej shpirtit tim”, Bes Kallaku publikon baladën e re ‘Mosmirënjohja’ me Eli Malajn – fansat dyshojnë se është dedikim për Xhensilën
Demokracia
23:26 | 22 Maj 2024

Share:

Aktorin dhe këngëtarin e njohur Bes Kallaku, mediat rozë e kanë vendosur në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi qarkulluan thashethemet për një ndarje të mundshme me gruan e tij, këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj. Ky lajm ka qenë burim i shtuar interesimi për fansat dhe ndjekësit e çiftit, duke i mbajtur të angazhuar në rrjete sociale për çdo përditësim të mundshëm.

Në një lëvizje që mund të konsiderohet si përgjigje ndaj kësaj vëmendjeje, të mërkurën, Besi njoftoi publikimin e projektit të tij muzikor më të ri, në bashkëpunim me këngëtaren shkodrane Eli Malaj.

Balada e titulluar “Mosmirënjohja” është përshëndetur me një postim në Instagram ku Bes Kallaku ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuan në krijimin e këngës.

Foto: Bes Kallaku/Instagram

Ai ka theksuar në veçanti vargjet e këngës, duke vënë në dukje se janë shkruar nga thellësia e shpirtit të tij. Kjo ka shtuar më shumë kuriozitetin e fansave, të cilët në komente të ndryshme në rrjetet sociale kanë filluar të aludojnë se balada mund të jetë një dedikim i fshehtë për Xhensilën.

Spekulimet janë nxitur edhe më shumë duke pasur parasysh se në fillimet e karrierës së Xhensilës, ajo nuk ishte aq e njohur për publikun dhe mori shtysë në njohje nga lidhja me Besin.

Deri më tani, asnjëri nga dy artistët nuk ka folur haptas për statusin e marrëdhënies së tyre, duke lënë vend për më shumë spekulime derisa të konfirmohen nga burime zyrtare. /Telegrafi/

Të ngjashme