Sport
Juventusi e sheh Gnonton si përforcimin ideal për fazën e sulmit
Demokracia
15:07 | 28 Qershor 2023

Share:

Wilfried Gnonto do të largohet nga Leeds United gjatë afatit kalimtar për transferimin e futbollistëve.

Sulmuesi italian luajti në vitin e fundit në Ligën Premier dhe pritet të largohet nga Leeds pasi skuadra e tij ka rënë nga elita e futbollit anglez.

Juventusi mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e talentit të madh italian pasi tanimë ka pasur kontaktet e para me agjentët e tij.

19-vjeçari ka zhvilluar 28 ndeshje me fanellën e Leeds, duke realizuar katër gola e duke asistuar në katër të tjerë.

Zonja e Vjetër po e sheh si përforcim ideal Gnonton për repartin ofensivë pas largimit të Angel Di Marias.

Leeds është gati ta lejoj largimin e italianit vetëm nëse paguhet një shumë prej 20 milionë eurove.

Interesim për sulmuesin kanë shprehur edhe skuadra të tjera si Roma, Everton, Aston Villa, West Ham United, Eintracht Frankfurt dhe Freiburg.

Të ngjashme