Arte
Jonny Grenwood nga Radiohead do të kompozojë muzikën e filmit për Princeshën Diana
Demokracia
18:55 | 28 Janar 2021

Share:

Jonny Greenwood nga grupi Radiohead do të bëj muzikën e filmit të ri biografik për Princeshën Diana, transmeton Demokracia.com

Filmi vjen me regji nga Pablo Larraín, ndërsa Kristen Steëart do të portretizojë princeshën me fatin tragjik.

Historia e filmit do të përqëndrohet  në marrëdhënien e Diana’s me Princin Charles gjatë tre ditëve në Sandringham Estate të familjes mbretërore.

Lajmi për përfshirjen e Greenëood pason lansimin e një fotografie të Kristen Stewart si Diana.

“Gjithmonë mendoja se ky personazh na është fshehur pas shumë mitesh dhe gjithmonë kisha një kuriozitet për të,” tha aktorja në një intervistë vitin e kaluar. “Sa herë që unë shpalos historinë e saj, aq më shumë investoj emocionalisht”.

Greenwood ka punuar kolonën zanore për thrillerin e Joaquin Phoenix “You Were Never Really Here” dhe “Phantom Thread” të Paul Thomas Anderson.

Filmi ka filluar produksionin dhe pritet të dalë në vjeshtë të vitit 2021./Demokracia.com

Të ngjashme