Lajme
Jeta Xharra bëhet “horë” nga ambasadori amerikan, Hovenier: Informatat tua janë të pasakta
Demokracia
18:40 | 30 Maj 2023

Share:

Në intervistën e dhënë nga ambasadori i ShBA-së, Jef Hovenier, për mediet kosovare, prezente ishte edhe gazetarja Jeta Xharra. Por ajo nuk është se kaloi mirë në këtë intervistë.

Në fakt, një pytje/deklaratë e saj e “nervozoi” ambasadorin amerikan. Madje, ambasadori Hovenier u detyrua t’i thoshte gazetares Xharra se faktet e saj janë të pasakta. Më poshtë mund të lexoni pjesën e intervistës ku Xharra bëhet horë nga ambasadori amerikan:

“25 ushtarë të KFOR-it janë lënduar dje. Në të kaluarën ka pasur edhe të vdekur. Për asnjë nga këto vdekje apo plagosje nuk ka pasur drejtësi. A do të lejoni që për lëndimin e ushtarëve të KFOR-it – përfshirë edhe ushtarin amerikan – askush të mos japë përgjegjësi?” – e pyeti znj. Jeta Xharra.

“A po bën pyetje apo po bën deklaratë?” – e kundërpyeti ambasadori.

“A do ta hetoni plagosjen e ushtarëve, përfshirë ushtarëve amerikanë, që ka ndodhur mbrëmë?” – vazhdoi Xharra.

“Pikësëpari, faktet tuaja janë të pasakta. Nuk ka pasur ushtarë amerikanë të KFOR-it për të cilët e di unë.” – ia ktheu ambasadori.

“Okej” – tha thjesht ajo.

“E kam dënuar dje, siç kanë bërë edhe kolegët e mi. Por kjo nuk e mohon faktin që arsyeja pse ushtarët ishin aty ishte për shkak të vendimit që e mori kryeministri Kurti… kjo çështje duhet adresuar.” – shtoi tutje.

Të ngjashme