Lajme
Jep dorëheqje një anëtar i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini tregon arsyet
Demokracia
13:34 | 30 Mars 2022

Share:

Bekim Sele ka dhënë dorëheqje nga Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Lajmin për dorëheqjen e tij e ka konfirmuar për Demokracia.com kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

Boletini ia ka dërguar redaksisë së Demokracia.com e-mailin e dorëheqjes së Seles, të cilin ua ka përcjellë anëtarëve të Bordit të RTK-së.

“Përmes këtij e-maili ju informoj për dorëheqjen time nga pozita e anëtarit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës! Arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë kryesisht me punën time profesionale, me theks të veçantë, angazhimin në sferat e filmit dhe në punët e tjera akademike. Shfrytëzoj rastin të ju falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin tuaj gatë kësaj periudhe dhe ju dëshiroj më të mirat!”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Seles, raporton Demokracia.com.

Menjëherë pas dorëheqjes së tij, RTK ka hapur konkurs për zëvendësimin e tij.

Konkursi është i hapur që nga dita e sotme, 30 mars deri më 13 prill./Demokracia.com/

Të ngjashme