ShowBiz
Jennifer Lopez ishte e zhveshur në vaskë kur Ben Affleck propozoi për herë të dytë 18 vjet pas fejesës së parë
Demokracia
09:23 | 13 Prill 2022

Share:

Jennifer Lopez ishte e zhveshur në vaskë kur partneri i saj Ben Affleck i propozoi për herë të dytë martesë.

Këngëtarja e “On The Floor” ndau detaje të fejesës intime në një buletin të shpërndarë në faqen e saj të internetit të martën (12 prill).

“A keni imagjinuar ndonjëherë se ëndrra juaj më e madhe mund të realizohej?”, ka shkruar ajo në postimin e saj, shkruan DailyMail.

“Natën e së shtunës, ndërsa isha në vendin tim të preferuar në tokë (në banjën me flluska), dashuria ime e bukur u gjunjëzua në një gju dhe i propozoi martesë. Më zuri krejtësisht në befasi dhe thjesht e pashë në sytë e tij duke buzëqeshur dhe duke qarë në të njëjtën kohë duke u përpjekur fort të kuptoja faktin se pas 20 vitesh kjo po ndodhte përsëri, unë mbeta pa fjalë dhe ai tha: A është kjo po?’ Unë thashë po sigurisht që është një po”, ka zbuluar Jennifer.

“Unë po buzëqeshja aq shumë dhe lotët po më rridhnin në fytyrë, duke u ndjerë kaq e lumtur dhe e plotë. Nuk ishte asgjë e zbukuruar, por ishte gjëja më romantike që mund të kisha imagjinuar ndonjëherë…vetëm një natë e qetë e së shtunës në shtëpi, dy njerëz që premtonin se do të ishin gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Dy njerëz shumë me fat. Që morën një shans të dytë për dashurinë e vërtetë”, tha tutje Lopez.

Ajo gjithashtu tregoi me krenari unazën e fejesës, e cili është një diamant me ngjyrë të gjelbër.

“Jam e fejuar. Ishte krejtësisht e papritur. Hyri dashuria ime, hyri Beni, u ul në një gju dhe tha disa gjëra që nuk do t’i harroj kurrë dhe nxori një unazë dhe tha: “A do të martohesh me mua?” Dhe ishte momenti më i përsosur. Ai më jep një unazë dhe më thotë se është një diamant i gjelbër. E gjelbërta është ngjyra ime e preferuar, është gjithashtu ngjyra ime me fat. Natyrisht që do të jetë ngjyra ime me fat përgjithmonë tani. Do të thotë shumë kur dikush mendon për ty, të do dhe të sheh. Dhe ishte momenti më perfekt”, shpjegoj artistja.

“Ndihem shumë me fat. Nuk ndodh shpesh që të kesh një shans të dytë për dashurinë e vërtetë”.

Të ngjashme